Bebe Rexha publikon klipin e këngës "Çike çike", e cila është bërë virale në rrjetet sociale

Ylli shqiptaro-amerikan Bebe Rexha ka publikuar zyrtarisht klipin e këngës së shumëpërfolur “Çike çike”, projekt që prej javësh kishte krijuar pritshmëri të lartë në rrjetet sociale.
Kënga, e cila përmban një varg në gjuhën shqipe dhe tashmë është bërë virale në platforma të ndryshme, shënon një moment të veçantë në karrierën e artistes. Pjesa në shqip "Çike çike luje belin çike, ti je një bombë, bombë atomike" e cila është bërë tashmë virale në rrjetet sociale, është bashkë-shkruar me mikun e saj, stilistin e njohur shqiptar Liri Nikqi.
“Çike çike” është projekti i dytë i publikuar nga albumi i saj i ri në ardhje, Dirty Blonde, një material që pritet të sjellë një frymë të re në diskografinë e saj.
Kjo këngë ka tërhequr vëmendje të madhe jo vetëm për ritmin energjik dhe stilin provokues, por edhe sepse është hera e parë që Rexha përfshin një fragment në shqip në një nga projektet e saj muzikore.
Artistja po vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë, duke publikuar këngë njëra pas tjetrës, ndërsa çdo projekt i albumit të ri po shoqërohet me videoklip, duke dëshmuar angazhimin maksimal në këtë fazë të karrierës.
Me “Çike çike”, Bebe Rexha jo vetëm që po forcon identitetin e saj artistik, por edhe po krijon një lidhje më të drejtpërdrejtë me rrënjët e saj shqiptare, duke e bërë projektin edhe më domethënës për fansat. /Telegrafi/
- YouTube youtu.be






























































