LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha pjesë e serialit të animuar të Netflix “We The People”

Bebe Rexha pjesë e serialit të animuar të Netflix “We The People”
"We the People"

Krijuesi i “Doc McStuffins”, Chris Nee, është ribashkuar me ish-presidentin Barack Obama dhe “Higher Ground Productions” të Michelle Obamas për serinë e animuar të Netflix, “We the People”.

Seriali prej 10 episodash i Nee, i prodhuar nga Kenya Barris, ndërthur muzikë dhe animacion për të edukuar një brez të të rinjve amerikanë për fuqinë e njerëzve.

Me këste tre minutëshe, “We the People” është një seri e videove muzikore të animuara që mbulojnë një sërë mësimesh themelore të qytetarisë në SHBA në mënyra jo aq themelore.


“We the People” (Foto: YouTube)

Seriali përmban këngë origjinale të interpretuara nga artistë duke përfshirë HER, Janelle Monae, Brandi Carlile, Lin-Manuel Miranda, Adam Lambert, Cordae, Bebe Rexha, KYLE, Andra Day dhe poeten Amanda Gorman.

Çdo episod, i cili përdor një ndërthurje të stileve të animuara, është një thirrje për veprim për të ri-menduar qytetarët si një gjë të gjallë, që merr frymë dhe për të rikonfirmuar të kuptuarit e asaj që do të thotë qeveri dhe qytetari në një botë moderne.

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Përveç Barack dhe Michelle Obama, Tonia Davis dhe Priya Swaminathan janë pjesë e “Higher Ground”. Edhe Ada Chiaghana, Erynn Sampson e PeeDee Shindell.

“We the People”, i cili do të publikohet më 4 korrik në Netflix, drejtohet nga Peter Ramsey, Trisha Gum, Victoria Vincent, Benjy Brooke, Mabel Ye, Tim Rauch, Jorge R. Gutierrez, Daron Nefcy, Everett Downing dhe Kendra Ryan.

“We the People” (Foto: YouTube)

Seriali do të bëjë debutimin e tij botëror në AFI DOCS më 24 qershor. /Telegrafi/