Bebe Rexha performoi te shou i “Jimmy Fallon” (Video)

Bebe Rexha po korr suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare të muzikës.
Këngëtarja shqiptare ka qenë e ftuar disa herë në shoun televiziv “The Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon” të premten mbrëma në New York City.
Por, ishte hera e parë që këngëtarja performoi me këngëtarin Louis Tomlinson.
Ata kanë interpretuar këngën e tyre të re “Back to You”, e cila u pëlqye prej publikut.
Bebe Rexha e ka publikuar performancën në llogarinë personale Facebook teksa Louis Tomlinson kishte shkruar në Twitter se, “ishte vërtet ndjenjë e mrekullueshme. Nuk më pritet që ta shikoni”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/08/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































