Bebe Rexha dhe Doja Cat së shpejti lansojnë këngën “Baby I’m Jealous”, fotografohen me veshje ekstravagante

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, së shpejti do të publikojë këngën e re në bashkëpunim me Doja Cat.
“Baby I’m Jealous” titullohet kënga për të cilën kanë filluar xhirimet e klipit disa ditë më parë, shkruan Daily Mail.
Dyshja janë parë gjatë të mërkurës në rrugët e Los Angeles, ndërsa ishin veshur në mënyrë ekstravagante.
Tek Bebe dominonte më shumë ngjyra e hirit me shkëlqim, ndërsa nën xhaketë i vëreheshin flokët e kuqe.
Sa i përket veshjes së Doja Cat, ajo kishte vendosur që të jetë më me shumë ngjyra, teksa kishte bërë makijazh të rëndë.
Rreth artisteve qëndronte edhe stafi për realizimin e projektit, kur shumica prej tyre shiheshin me maska mbrojtëse. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/09/2020
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































































