LAJMI I FUNDIT:

BDI Tetovë: Punëtori i NPK-së i cili humbi gishtat e dorës, u përjashtua nga puna

BDI Tetovë: Punëtori i NPK-së i cili humbi gishtat e dorës, u përjashtua nga puna

BDI Tetovë ka reaguar në lidhje me videon e publikuar në rrjetet sociale, të një punëtori të Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK), i cili thotë se i ka humbur gishtat në vendin e punës dhe më pas është larguar nga puna.

Liridon Disha nga BDI sot tha se punëtori jo vetëm që është larguar nga puna, por edhe është bullizuar dhe diskriminuar nga udhëheqësit e NPK-së.


“Punëtori i Ndërmarrjes Publike Komunale, Kurtish Imeri, i cili humbi gishtat e dorës së tij në punë, u përjashtua nga puna vetëm sepse nuk mundej të punonte punë të rënda. Në vend se të ndihmohej nga udhëheqësit e NPK-së, të zgjedhurit e Bilall Kasamit për të udhëhequr me këtë institucion vendosën që ta bullizojnë dhe diksriminojnë duke e larguar nga puna një njeri punëtor, të sinqertë dhe nevojtar”.

“Pasi që zotëri Imeri publikoi videon në rrjetet sociale, ai u thirr në zyrat e NPK-së nga drejtorët për ta heshtur mllefin e tij ndaj monstrave që e shkarkuan nga puna një njeri me aftësi të kufizuara. Ky nuk është rast i izoluar. Raste të tilla ndodhin çdo ditë, si në sektorë të Arsimit në Komunë të Tetovës, por edhe në të gjithë sektorët tjerë”.

“Mobingu dhe shantazhimi që po kryhet nga njerëzit e afërt me Bilall Kasamin ndaj punëtorëve është i paparë. U bëjmë thirrje të gjithë atyre ndaj të cilëve po kryhet mobing, të mos frikësohen por këto raste, sikurse Kurtish Imeri t’i denoncojnë, jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në institucionet kompetente, pasi që monstrat e tilla që ushtrojnë presion ndaj qytetarëve të sinqertë, meritojnë të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. I bëjmë thirrje Prokurorisë që urgjentisht ta hetojnë rastin”, tha Liridon Disha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori