LAJMI I FUNDIT:

BDI: Refuzimi i rritjes së rrogës së arsimtarëve është agjendë politike kundër nxënësve dhe prindërve

BDI: Refuzimi i rritjes së rrogës së arsimtarëve është agjendë politike kundër nxënësve dhe prindërve

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se deri më tani për vite me radhë Qeveria ka treguar kujdes të madh ndaj arsimit, si një sektor tejet i rëndësishëm i shoqërisë tonë.

Refuzimi për rritje prej 2.500 denarë ose 10% të pagave nga ana e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) si dhe metodologjia për rritje graduale dhe zgjidhje të përhershme të statusit social të kuadrove arsimore është agjendë politike kundër nxënësve dhe prindërve.


Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se me refuzimin e ofertës së dhënë nga ana e Qeverisë, SBASHK vendos interesat personale mbi interesat e nxënësve derisa dëmi shkon në llogari të mësimdhënësve dhe nxënësve pikërisht në prag të përfundimit të procesit mësimor, pasi që e drejta për arsimim e secilit fëmijë është e garantuar edhe me Kushtetutë.

Është e pa tolerueshme humbja e mësimit në kushte si sot, kur mbarë globi përballet me Pandeminë, krizën ekonomike dhe energjetike, derisa Qeveria dhe Ministria e Arsimit e shkencës po bën përpjekje maksimale për normalizimin e procesit arsimor.

Me këtë rast, Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje deri tek të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit që të kthehen në bankat e shkollës dhe të vazhdojnë mësimin dhe gjithashtu apelon deri tek SBASHK-u që të vazhdojnë dialogun deri në gjetjen e zgjidhjes dhe mos të lejohet që bojkoti i mësimit të ndikojë në procesin arsimor, thuhet në komunikatën e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori