LAJMI I FUNDIT:

BDI ndërpret fushatën zgjedhore për nder të Ditës së 28 nëntorit

BDI ndërpret fushatën zgjedhore për nder të Ditës së 28 nëntorit

Bashkimi Demokratik për Integrim, për nder të festës së 28 Nëntorit, Festës së Flamurit Kombëtar, ka njoftuar se i ndërpret aktivitetet e fushatës zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë kësaj dite, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe zyrtarë të partisë, përfshirë kandidatët për deputetë, do të marrin pjesë vetëm në aktivitete solemne.


Në vijim, detajet për aktivitetet kremtuese:

09:00 – Zajaz, Kërçovë – Ali Ahmeti, vizitë në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare”, për të nderuar Festën Kombëtare

11:00 – Sllupçan, Kumanovë – Ali Ahmeti, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve
– Komuna e Likovës , sh.f “Faik Konica” –
– Komuna e Likovës sh.m “Ismet Jashari”-

11:30 – Hotël, Kumanovë – Ahmeti, homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve.

12:00 – Haraçinë, Shkup – Ali Ahmeti në shenjë nderimi, do të bëjë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve.

13:00 – Shkup (Aleksandar Pallas) – Nën përkujdesjen e Ali Ahmetit, do të zhvillohet Akademi Solemne në nder të Ditës së Flamurit Kombëtar.

13:30 – Saraj, Shkup – Vendosja e luleve tek Busti i Isa Boletinit në Saraj.

15:00 – Tetovë – Me rastin e Ditës së Flamurit, Ali Ahmeti do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Tetovë.

15:30 – Tetovë, Selia e BDI-së – Ahmeti do të ndajë mirënjohje për veprimtarë të çështjes Kombëtare.

17:00 – Gradec, Gostivar – Ali Ahmeti do të nderojë veprën e ministrit të parë të mbrojtjes, në Qeverinë e parë të Shqipërisë së pavarur, Mehmet Pashë Derralla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori