Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e 23-të të Kryesisë Qendrore.

Nga partia informojnë se në takim u diskutua mbi zhvillimet politike në vend, përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe referendumin e paralajmëruar për 19 tetor.


Në mbledhje u miratuan tre kandidatura për kryetarë komunash:

Flamur Gjoleka në Dollnen

Ali Jaoski në Pllasnicë

Isamedin Azizi në Butel

Sipas BDI-së, zgjedhjet e 19 tetorit shihet si një moment i rëndësishëm politik dhe si pjesë e mobilizimit të Aleancës Kombëtare për Integrim në zgjedhjet e ardhshme, nga BDI tetorin e kanë quajtur si muaji i referendumit të shqiptarëve.