BDI mban sot mbledhjen e Këshillit qendror, ja kandidaturat për nënkryetarë dhe sekretarë
BDI sot në Tetovë do të mbajë mbledhjen e Këshillit qendror partiak, ku pritet të zgjedhet reprezentuesit më të lartë partiakë si nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, sekretari organizativ.
Kësaj mbledhje i paraprinë vlime të brendshme pas pakënaqësive të grupit të ashtuquajtur “Grupi i zjarrit”, i prirë nga Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Nevzat Bejta dhe të tjerë. Ata një muaj më parë përmes një letre publike kërkuan reforma në parti, meritokraci dhe llogaridhënie nga zyrtarët e lartë në Qeveri, ndërsa ndër kërkesat kryesore në letër ishte defuqizimi i Artan Grubit në BDI dhe Qeveri si dhe shkarkimi i tij.
Pas mbledhjes maratonike konsultative jozyrtarisht mësohet se nënkryetarë do të jenë: Izet Mexhiti, Arbër Ademi, Bajram Rexhepi dhe Arbana Pasholli. Sekretar i përgjithshëm Faton Ahmeti, sekretar organizativ Blerim Bexheti, ndërsa sekretare për barazi gjinore do të jetë Saranda Imeri. Po ashtu në kryesi do të jetë edhe Musa Xhaferi në cilësinë e kryetarit të këshillit mbikqyrës të BDI-së. Këto kandidatura pritet të jenë pjesë e procesit të votimit në mbledhjen e këshillit qendror të kësaj partie. Bujar Osmani pritet që të vijoj në detyrën e zëdhënësit partiak, ndërsa deri tani nuk do të dihet se cila do të jetë pozita e Artan Grubit. Një detyrë të re në parti pritet ta ketë edhe Talat Xhaferi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak