LAJMI I FUNDIT:

BDi-ja promovon ujësjellësin në Pollog, si pjesë e platformës së saj zgjedhore

BDi-ja promovon ujësjellësin në Pollog, si pjesë e platformës së saj zgjedhore

Kandidatët e Bashkimit Demokrtik për Integrim të Nj.Z. 6, promovuan projektin për ndërtimin e ujësjellsit rajonal, që sipas tyre, do të përshkojë zonën e Pollogut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kandidatët bashkë me ministrin e Ambientit Jetësor,Bashkim Ameti, dhe udhëheqësit e komunave Zhelinë, Bogovinë, Bërvenicë e Vrapçisht, njoftuan se përmes projektit në fjalë do të shtohet fuqia furnizuese me ujë të pijshëm dhe cilësor për të gjithë zonën e Pollogut.


Kandidatja për deputete Shpresa Hadri, me këtë rast tha se projekti ndërlidhet me zotimet e BDI-së, ato për zhvillim të barabartë ekonomik, me qëllim të ngritjes së standardit jetësor të qytetarëve.

“Shpresojmë se projektin ta shtyjmë drejtë realizimit sa më parë, ky nuk është thjesht premtim parazgjedhor, pasi që BDI-ja çka ka premtuar e ka realizuar. Theks të veçantë do t'i japim bashkëpunimit mes pushtetit lokal e atij qendror që ky projekt të realizohet sa më parë në mandatin e ardhshëm”, tha Hadri.

Ministri i mjedisit jetësor, Bashkim Ameti, para të pranishmëve njoftoi se, edhe pse rajonit nuk i mungon uji i pijshëm, ky projekt bindshëm do ta përmirësojë cilësinë e tij, por edhe do t’i kënaqë nevojat e popullatës, duke e pasur parasysh dendësinë në këtë rajon.

“Me këtë projekt do të sigurohet sasi e mjaftueshme uji për mbi 100 mijë banorë të këtyre komunave, sasi kjo me cilësi të mirë, duke pasur parasysh prej ku do të sillet ai ujë”, ushpreh ministri Ameti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori