LAJMI I FUNDIT:

“BDI dhe VMRO-DPMNE nga paniku sjellin propozim-ligje irracionale”

“BDI dhe VMRO-DPMNE nga paniku sjellin propozim-ligje irracionale”

Panik e partive në pushtet (VMRO-DPMNE & BDI) dhe tentim për ta mbrojtur veten. Kështu e kanë cilësuar njohësit e çështjeve juridiko/politike tendencën e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për ta ndryshuar kodin penal.

Sipas ish diplomatit Alajdin Demiri, pas Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha një armë të fortë kryetarit të shtetit, që suspendojë gjyqësinë në Maqedoni, një gabim të njëjtë po e bën edhe parlamenti.


“Këto janë intervenime që pretendojnë t’i mbrojnë funksionarët e partive në pushtet. Kjo nga ana tjetër tregon gjendjen në të cilën gjindet pushteti, të cilër në mënyrë ligjore tentojnë të krijojnë mbrojtje për proceset që do të vijojnë. Paniku që e ka kap edhe BDI-në edhe VMRO-në tregon se ato janë të vetëdijshëm se cka i pret dhe në këtë periudhë mundohen të krijojnë shtegdalje dhe natyrisht shtegun e gjejnë aty ku mund të intervenojnë, qoftë në gjyqësorë apo në parlament”, deklaroi për Portalb Demiri.

Në një linjë të mendimit është edhe analisti Ismet Ramadani. Sipas tij, me ngritjen e akt padive të Prokurorisë Speciale, partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI i ka kapur paniku dhe normal që ata në gjendje paniku bëjnë veprime irracionale.

“Ata mundohen të gjejnë forma ta mbrojnë vetveten ose të prolongojnë momente dhe situate kritike që paraqiten për të akuzuar në radhët e tyre. Një veprim konkret ata e bënë me Gjykatën Kushtetuese, tani me ndryshim të ligjit në parlament duan që të zhagitet procesi hetues për ata që do të marrin aktakuzë nga Prokuroria Speciale. Mirëpo, e keqja për ata është se kjo është shumë e dukshme. Faktori ndërkombëtarë këtë është duke e skenuar. Por duhet ta kenë të qartë se nga kjo ikje nuk ka, herët apo vonë, ata që janë të inkriminuar dhe korruptuar do të gjykohen”, u shpreh Ramadani.

Dje në Kuvend, deputetja e VMRO-DPMNE-së Svetllana Jakimovska dhe Musa Ibrahimi nga BDI kanë propozuar ndryshime urgjente në ligjin për Procedurë penale. Propozim-ligj ky që vjen pas konferencës për shtyp të Prokurores Speciale Katica Janeva, e cila publikoi lëndën më të re “Tortura” ku janë të përfshirë (ish)funksionarë shtetëror.

Kujtojmë se edhe edhe organet gjyqësore nuk kishin pranuar kërkesat e PSP-së që të paraburgosen të dyshuar për manipulime zgjedhore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori