LAJMI I FUNDIT:

BDI akoma pa përgjigje konkrete për hapat e mëtutjeshme

BDI akoma pa përgjigje konkrete për hapat e mëtutjeshme

Lideri i BDI, Ali Ahmeti akoma është duke vendosur se cilat do të jenë hapat e mëtutjeshme të partisë së tij, që kur para dy ditësh BDI i tërhoqi ministrat dhe zëvendës ministrat nga qeveria, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti nga Struga porositi se përgjigjen për politikat e mëtutjeshme i din vetëm ai.


Veç më janë publikuar lajme që është gjithnjë e më e sigurt se lideri i BDI do të propozojë ministra të rinj të cilët do të ishin freskim i plotë i ekipit të funksionarëve. Që BDI nuk e braktis qeverinë, porositi edhe ish kryeministri Nikola Gruevski, për të cilën nga BDI iu përgjigjën që këtë e di vetëm Ahmeti. Një pjesë e ekspertëve që janë në pritje të hapave konkrete të BDI porosisin se në lojë janë më tepër opsione se sa vetëm betonimi i 5 qershorit si datë për zgjedhje si dhe krijimi i shumicës së re parlamentare për anulimin e zgjedhjeve.

Zyrtarisht vendimi i BDI për tërheqjen e ministrave të tij erdhi pas publikimit të bisedave të përgjuara që implikonin funksionarë të lartë të kësaj partie. Të hënën në seancë të Kuvendit duhet të konstatohen dorëheqjet e ministrave dhe zëvendës ministrave të BDI./Telegrafi/