LAJMI I FUNDIT:

BBC shkruan për priftërinjtë pedofilë që vepruan “si mafia”, njëri ndër ta është edhe prifti që ishte strehuar në Kosovë

BBC shkruan për priftërinjtë pedofilë që vepruan “si mafia”, njëri ndër ta është edhe prifti që ishte strehuar në Kosovë

Policia e Kosovës kishte raportuar se kishte arrestuar në Pejë një qytetar britanik në bazë të urdhëresës ndërkombëtare evropiane, të lëshuar nga Britania e Madhe – Divizioni Kundër Krimit të Organizuar.

Shtetasi i Anglisë, ishte arrestuar në Rr. “Ramiz Xhema”, me dyshimet që ka kryer veprën penale të pedofilisë, ishte bërë e ditur nga policia e Kosovës, në vitin 2016.

Siç ishte raportuar atëherë, edhe pse qytetarët e Pejës e njihnin me emrin Andrew, emri i vërtetë i tij është Laurence Soper dhe ai ka banuar për 10 vite me një shtëpi në Pejë.

“Askush nuk e din saktësisht me çka është marrë, pasi ka qenë i ndrojtur”, kishte thënë një qytetar i Pejës.

Dhe emri i tij është rikthyer në vëmendjen e mediave britanike, përkatësisht mediumit prestigjioz BBC edhe gjatë ditës së enjte, përcjell Telegrafi.

Dikur u strehua në Kosovë, dënohet me 18 vjet burgim prifti pedofil
Lexo po ashtu Dikur u strehua në Kosovë, dënohet me 18 vjet burgim prifti pedofil

Siç shkruan ky medium, një grup priftërinjsh pedofilë silleshin “si mafia”, duke abuzuar dhjetëra djem të rinj në një shkollë në Londrën perëndimore gjatë një periudhe 50 vjeçare, thotë një raport.

Shkolla e Shën Benediktit, Ealing, u përshkrua si një “vend i zymtë dhe i egër” nga Hetimi i Pavarur në Abuzimin Seksual të Fëmijëve (IICSA).

Raporti zbuloi se një kulturë e fshehjes dhe mohimit të abuzimit seksual vepronte në Ealing Abbey, e cila drejtonte shkollën.

Si rezultat, thuhet më tej, deri më tani pesë priftërinj janë burgosur për abuzim të fëmijëve në shkollë.

Njëri ndër ta është edhe Laurence Soper, 74 vjeç, i cili në dhjetor të vitit të kaluar u burgos me 18 vjet për abuzim të djemve në vitet 1970 dhe 1980.

Siç është thënë tutje, IICSA pranoi 18 akuza të tjera kundër 8 murgjve dhe stafit, por shkalla e vërtetë e abuzimit është “me gjasë të jetë shumë më e lartë”, konstatohet raporti.

Fëmijët pësuan ndëshkime të rënda trupore, të cilat shpesh përdoren si mjet për të filluar abuzimin seksual ose për kënaqësinë seksuale.

“Mbetet të shihet nëse Ealing Abbey dëshmon veten të aftë në të ardhmen të sigurojë mbrojtjen e duhur të fëmijëve në rrezik”, thuhet në raport.

Raporti i IICSA theksoi dështimet e udhëheqjes së shkollës, policisë, Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS) dhe ekipeve të mbrojtjes së fëmijëve.

Raporti bëhet e ditur se është botuar si pjesë e hetimit për abuzim brenda kishës katolike romake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori