Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, ka pritur në takim drejtorin e Bankës Botërore (BB) për Kosovë Marco Mantovanelli dhe zëvendësin e tij Diego Martin.
Ministri Hasani u dakordua më Mantovanellin që të nisë jetësimi i projekt-kredisë me Bankën Botërore “Rritja e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport”.
Kjo kredi kap vlerën e 14.3 milionë euro, që do të financohet nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), e Grupit të Bankës Botërore, që është një fond për vendet me nevoja të mëdha për zhvillim.
Kredia e Bankës Botërore do t’i prekë tri komponentë kryesore: Investime kapitale në laboratorët teknik të Infrastrukturës Kombëtare të Cilësisë , Reforma e Inspeksioneve në Kosovë si dhe grande mbështetëse për ndërmarrjet eksportuese kosovare.
Ministri Hasani informoi drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Mantovanelli , se si do të jetësohet kredia dhe i siguroi se do të ketë transparencë të plotë të procesit.
“Do të më keni mbështetje të plotë dhe nuk do të ketë asnjë pengesë ose neglizhencë në implementimin e projektit. Po ashtu procesi do të jetë shumë transparent dhe llogaridhënës”, tha Hasani, shkruan Telegrafi.
Ministri Hasani dhe Mantovanelli diskutuan për reformat gjithëpërfshirëse të sistemit të inspektimeve, që u konsiderua si projekt shumë i rëndësishëm.
Po ashtu u shpalosën objektivat që i ka ministria, që nëpërmes kredisë 14.3 milionë euro, të ketë veprime konkrete në përmirësimin e tri fushave, ku edhe është parapa që kredia të implementohet.
Mantovanelli tha se është koha kur mund të nisë implementimi i kredisë, që sipas tij, MTI-ja ka punuar shumë që t’i zë të gjitha afatet e përcaktuara.
“Është koha kur ne mund të fillojmë implementimin e kredisë. Shpresojmë se do ta kalojmë këtë objektiv”, tha Mantovanelli.
Kredia do t’i ndihmojë Agjencisë Kosovare të Metrologjisë, Agjencisë së Standardizimit, dhe Drejtorinë e Akreditimit për t’u kualifikuar për të nënshkruar marrëveshjet për njohje me Komitetin Ndërkombëtar të Peshave dhe Masave dhe Forumit Ndërkombëtar për Bashkëpunim-Akreditim të Laboratorëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'