Ambasadori i Rusisë në Maqedoni, Sergei Bazdnikin sot akuzoi shtetet perëndimore për vazhdimin e, siç tha ai, fushatës anti-ruse në Maqedoni.

Ai theksoi se Moska beson se çështja e ndryshimit të emrit të Maqedonisë duhet të bisedohen në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Disa vende perëndimore, të udhëhequr nga ShBA-të, me të vërtetë e forcojnë ndjenjën anti-ruse në gjithë botë, duke u përpjekur që me me propagandën e tyre të tërheqin më shumë vende nga e gjithë bota, duke cekur solidaritetin atlantik”, deklaroi Bazdnikin./Telegrafi/