LAJMI I FUNDIT:

Baza e NATO-s në Porto Palermo, Peleshi: Do të ndërtohet sipas modelit të Kuçovës

Baza e NATO-s në Porto Palermo, Peleshi: Do të ndërtohet sipas modelit të Kuçovës

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar sot se qeveria shqiptare është në diskutime me NATO-n për ndërtimin e një baze ushtarake në një pjesë të Portit të ri tregtar të Porto Romanos.

Peleshi tha se kjo mund të ndërtohet sipas modelit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.


“Një takim i fundit që kam pasur në qendrën e NATO-s në Belgjikë me komandantin suprem të NATO-s gjeneral Cavoli. Një nga pikat e diskutimit ka qenë mundësia e mbështetjes nga NATO të portit ushtarak pranë portit të ri të Porto Romanos. Ky është lajm i rëndësishëm për Shqipërinë”, tha Peleshi.

“Ajo që i ofrojmë NATO-s që kjo hyrje të jetë sipas standardeve të saj. Që në fazën e projektimit ne jemi duke u konsultuar me NATO-n, paralelisht me dizajnin që do të atashojë burime njerëzore pranë përfaqësisë sonë aty. Krahas konsultave po punojmë edhe për financimin, ka disa opsione financimi”, shtoi ministri.

“Ka një burokraci që nuk shmanget dot, por ka hyrë në pikat e diskutimit në strukturat e NATO-s kjo mundësi financimi. Kemi një model të ngjashëm që është baza e Kuçovës po ecën me ritme të shpejta, ka qenë një pikë diskutimi, një investim shtesë për të ndërtuar qendrën e kontrollit të trafikut ajror aty, në Kuçovë që mund të kushtojë rreth 20 mijë euro të tjera. Shpresoj që të miratohet. Por mbi atë model mund të ecim me Porto Romanon”, tha Peleshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori