LAJMI I FUNDIT:

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayern Munich e ka vënë syrin te Arda Guler si një nga prioritetet e tyre për të forcuar repartin ofensivë, pasi mundësia për të nënshkruar Florian Wirtz, i cili tani synon një transferim në Manchester City, është zvogëluar, skuadra bavareze ka vendosur të fokusohet te talenti i ri turk nga Real Madrid.

Gjithashtu, Bayern synon të krijojë një sulm të fuqishëm me Arda Guler së bashku me Harry Kane, Jamal Musiala dhe Michael Olise.

Situata e Gulerit te Real Madridi nuk ka qenë ajo që pritej. Me vetëm 967 minuta lojë gjatë gjithë sezonit, roli i tij ka qenë i kufizuar, gjë që ka ngritur dyshime për të ardhmen e tij në skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti.


Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar 
Lexo po ashtu Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar 

Edhe pse ka shënuar tre gola dhe ka dhënë pesë asistime, mesfushori sulmues turk beson se i nevojitet më shumë kohë lojë për të vazhduar zhvillimin e tij, diçka që Bayern Munich do të ishte i gatshëm t’i ofronte.

Nën drejtimin e Vincent Kompany, Bayern planifikon ta përdorë Gulerin në një formacion 4-2-3-1, ku ai do të formojë një treshe sulmuese me Olise dhe Musiala, duke luajtur pas Kane si referencë kryesore. Kjo strukturë do t’i lejonte Gulerit të shfaqë cilësitë e tij teknike dhe të luajë një rol më të rëndësishëm në ndërtimin e lojës.

Real Madridi nuk e ka përjashtuar mundësinë e një shitjeje, por vetëm nëse oferta është e përshtatshme.

Vlerësohet se klubi spanjoll do të pranonte një shumë afër 50 milionë euro për të lënë të ikë talenti turk.

Me afatin kalimtar të verës, Bayern Munich po duket si kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e Gulerit, duke i ofruar atij një projekt sportiv ku ai mund të luajë një rol më të rëndësishëm se sa ka pasur deri tani në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Premier League
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori