Cengiz Under mund të transferohet gjatë afatit kalimtar të janarit te Bayern Munichu.

Anësori turk e ka humbur vendin e titullarit te Roma, pasi trajneri Fonseca preferon dyshen Zaniolo – Kluivert në krahë.


Kjo ka bërë që ai të kërkojë largimin nga Roma dhe duket se e ardhmja e tij do të jetë në Gjermani.

Bayern Munich prej kohësh e përcjell lojtarin dhe duket se tani ka ardhur momenti për ta transferuar atë.

5e00d3a37152d81020d99df2

Lëndimi i Kingsley Coman ka bërë që kampionët në fuqi të Gjermanisë të kërkojnë një sulmues.

Mediat gjermane kanë raportuar se dy klubet kanë filluar bisedimet për transferimin e Underit në Munich.

Besohet se Bayerni do të paguajë rreth 40 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit turk. /Telegrafi/

telegrafi sport app