LAJMI I FUNDIT:

Bayerni merr kreun

Bayerni merr kreun

Bayern Munichu ka fituar derbin e javës së 24 në Bundesliga për të marrë kreun e Kampionatit gjerman.

Takimi i zhvilluar të dielën në Allianz Arena ndërmjet, Bayernit dhe Hamburgut, ka përfunduar me fitoren e bavarezëve me rezultat 1-0.

Heroi i vendasve në këtë takim ishte anësori francez Franck Ribery, i cili shënoi golin me vlerën e tre pikëve (78’).

Pas kësaj fitoreje Bayerni merr kreun e tabelës me dy pikë më shumë se Bayer Leverkusen që barazoi të shtunën kundër Kylnit.


Fitore identike prej 1-0, ka shënuar edhe kampioni në fuqi i Gjermanisë, Wolfsburgu, si mysafir i Hannoverit. /Telegrafi/