LAJMI I FUNDIT:

Bayerni heq dorë nga transferimi i Sane

Bayerni heq dorë nga transferimi i Sane
Leroy Sane (Foto: GettyImages/Guliver)

Bayern Munichu duket se është pajtuar me dështimin e transferimit të Leroy Sane nga Manchester City në këtë afat kalimtar.

Anësori i skuadrës angleze ishte bërë prioritet i bavarezëve në këta muajt e fundit, mirëpo tani duket se transferimi nuk do të ndodhë.


Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka bërë të ditur se ata nuk duan të rrezikojnë me një dënim nga FIFA për shkak të shkeljes së rregullit financiar, pasi Manchester City kërkon mbi 100 milionë euro.

Uli Hoeness (Foto: Sebastian Widmann/Getty Images For Paulaner/Guliver)

Sane ka dështuar në sezonin që lamë pas ta zinte vendin e titullarit, pasi Pep Guardiola më shumë besonte te Raheem Sterlingu dhe Bernardo Silva, madje edhe te Riyad Mahrez.

Bayerni bën ofertën e parë zyrtare për Sanen
Lexo po ashtu Bayerni bën ofertën e parë zyrtare për Sanen

“Duhet të jeni skeptikë paksa. Vështirë se mund të ndodhë një marrëveshje e tillë”, ka thënë Hoeness kur është pyetur në lidhje me transferimin e Sanes.

“Ata janë duke kërkuar një shumë të lartë, atë që ne nuk mund ta ofrojë shkaku i FIFA-s. Ne nuk duam të suspendohemi për një transferim, duhet të tregohemi të kujdesshëm”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori