Bavarezët e dominuan fraksionin e parë të lojës, megjithatë nuk arritën që ta thyenin skuadrën braziliane.

Mirëpo, nuk kaluan as pesë minuta brenda gjysmës së dytë dhe Mario Mandzukic, i cili porsa hyri në lojë, shënoi pas harkimit të Robben.


Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, u inkuadrua në minutën e 67-të (në vend të Kroos) dhe menjëherë filloi t’i shkaktonte probleme kundërshtarit.

Me një goditje nga distanca, Shaqiri goditi shtyllën, por topi u kthye te Mitchell Weiser, i cili e plasoi topin në rrjet (89’).

Në fund të ndeshjes, Boateng ia dhuroi një penalti kundërshtarit, mirëpo Neuer mbrojti goditjen e homologut të tij, Rogerio.

Në finale të Audi Cup, Bayern Munichu do të luajë kundër Manchester Cityt që mposhti Milanin me rezultat 5-3.

Nga ana tjetër, Sao Paulo dhe Rossonerët do të luajnë për pozitën e tretë të këtij turneu. /Telegrafi/