Bayern Munich nuk pritet të qëndrojë duarkryq pasi dështuan ta transferojnë Florian Wirtz, pasi ata tashmë kanë identifikuar një yll të Ligës Premier si alternativë të gjermanit. 

Gjigantët bavarez, të cilët fituan Bundesligan për herë të 34-të pas një sezoni të suksesshëm nën drejtimin e Vincent Kompany, po synojnë ta përforcojnë ekipin në afatin kalimtar veror. 


Bayerni ka një histori të transferimit të lojtarëve më të mirë nga rivalët e tyre në Gjermani dhe kjo vazhdoi me transferimin e qendërmbrojtësit Jonathan Tah nga Bayern Leverkuseni. 

Në një moment u duk sikur së bashku me Tah tek Bayerni do të transferohej edhe Florian Wirtz, me bavarezët që besonin se gjithçka po shkonte në drejtimin e duhur. 

Sidoqoftë, duket se 22-vjeçari, i cili më parë ka pasur ofertë nga Manchester City, ka vendosur t’i bashkohet Liverpoolit së bashku me Jeremie Frimpong. 

Kjo ka lënë Bayernin që të eksplorojë alternativa dhe ata tashëmë kanë vënë syrin tek Eberechi Eze, ka raportuar The Mirror. 

Bayerni ka bërë biznes me Crystal Palace verën e kaluar, pasi e transferuan Michael Olise për 50 milionë euro. 

Reprezentuesi francez ka realizuar 21 gola në të gjitha garat në sezonin e tij debutues dhe Bayerni beson se edhe ish-kolegu i tij Eze mund të arrijë nivelin e njëjtë. 

Kontrata aktuale e Eze besohet se përfshin një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh plus tetë milionë shtesa, ani pse ajo do të skadojë rreth dy javë para përfundimit të afatit kalimtar. 

Eze nënshkroi për Palace në 2020 për shumën e 17 milionë eurove dhe që atëherë ka bërë 165 paraqitje për klubin./Telegrafi/

telegrafi sport app