Bayern Munich në bisedime të avancuara me Perisicin

Bayern Munich është në bisedime të avancuara për ta rikthyer në Gjermani, anësorin e Interit, Ivan Perisic.
Perisic është i lirë të largohet nga Interi, pasi nuk arriti të bindë trajnerin e ri të Interit, Antonio Conten.
Sky Sport Italia shkruan se Bayern i është afruar lojtarit me synimin që ta marr në huazim me mundësi blerje.

Gjigantët gjermanë janë detyruar të ndryshojnë taktikë, pasi top objektivi i tyre, Leroy Sane, i dëmtoi ligamentet e gjurit duke luajtur për Manchester Cityt.
30-vjeçari nuk është i huaj në Bundesligën, pasi më parë kishte luajtur për Borussia Dortmund dhe Wolfsburg.

Edhe Roma ka shpreh interesim për lojtarin. /Telegrafi/



















































