LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich ndryshoi stemën, vërehet vetëm një ndryshim

Bayern Munich ndryshoi stemën, vërehet vetëm një ndryshim

Gjiganti gjerman i futbollit, Bayern Munich ka vendosur të ndryshojë stemën e klubit dhe identiteti vizual i klubit do të kalojë nëpër korrigjime minimale.

Në futbollin modern, klubet shpesh përdorin ndryshimin e stemave të tyre për të ndjekur trendet, dhe Bayern vendosi të bëjë diçka të tillë.

Megjithatë, simbolet e klubit nuk do të ndryshojnë dhe do të mbeten në stemë.


Në fillim të këtij viti, Feyernoord ndryshoi stemën e tyre dhe tifozët vështirë se mund të gjenin katër dallime midis stemës së vjetër dhe asaj të re. Tani të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe Bayerni, logoja e re e të cilit tregon një ndryshim, por ka të bëjë vetëm me ngjyrën.

Ajo që do të jetë e re në stemën e Bayernit është ngjyra blu. Në vend të më të errët, tani do të përdoret një nuancë pak më e lehtë e blusë. Të gjitha detajet e tjera tradicionale mbeten të pandryshuara.

Meqë ra fjala, kjo lloj steme e Bayernit, me korrigjime të vogla, përdoret që nga viti 1954 dhe ky do të jetë ndryshimi i katërt i vogël i tij. Kuptimi i logos është i lidhur ngushtë me historinë e rajonit bavarez, kështu që pjesa e brendshme blu dhe e bardhë e stemës përfaqëson flamurin e Bavarisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Bundesliga
Mbappe i tregon Real Madridit personin që mund të jetë pas thashethemeve për përdhunim

Mbappe i tregon Real Madridit personin që mund të jetë pas thashethemeve për përdhunim

La Liga
Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Kombëtarja e Shqipërisë
Bayern Munich ndryshoi stemën, vërehet vetëm një ndryshim

Bayern Munich ndryshoi stemën, vërehet vetëm një ndryshim

Bundesliga
Guardiola emëron ekipin e vetëm me të cilin nuk dëshiron që Man City të përballet në Ligën e Kampionëve

Guardiola emëron ekipin e vetëm me të cilin nuk dëshiron që Man City të përballet në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll

Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll

La Liga
Kalo në kategori