Bayern Munich bën çmendurinë - kjo është paga marramendëse që i kanë ofruar Woltemades

Nick Woltemade është pranë një rritjeje të jashtëzakonshme të pagës nëse i bashkohet Bayern Munichut këtë verë.
Sulmuesi tashmë ka informuar Stuttgartin se dëshiron të luajë për kampionët e Bundesligës, të cilët janë të vendosur për ta transferuar talentin në rritje.
Stuttgart kërkon ta mbajë lojtarin edhe pas kësaj vere dhe ka ofruar një kontratë të re, por oferta marramendëse e bavarezëve mund ta bindë që të largohet.
Sipas Sky Sports në Gjermani, trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, së bashku me drejtuesit sportivë Max Eberl dhe Christoph Freund, kanë punuar pas skenave për ta bindur Woltemade që të transferohet në ‘Allianz Arena’ gjatë afatit kalimtar të verës.
Lojtari tashmë ka njoftuar zyrtarisht Stuttgartin për dëshirën e tij për të kaluar te gjigantët gjermanë.
Kampionët e sapokurorëzuar të Gjermanisë raportohet se janë gati t’i ofrojnë atij një kontratë pesëvjeçare me pagë bazë prej 7.5 milionë eurosh në vit, që mund të arrijë deri në 10 milionë me bonuse,një rritje e ndjeshme nga paga aktuale prej 1.5 milionë eurosh në sezon.
Oferta e rinovimit nga Stuttgart do ta kishte çuar pagën e tij në 2.5 milionë euro në vit.
Në sezonin e tij të parë me Stuttgartin, Woltemade fitoi Kupën e Gjermanisë dhe kontribuoi me 17 gola në 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Ai gjithashtu fitoi çmimin si golashënuesi më i mirë në Kupën e Gjermanisë, me pesë gola të shënuar./Telegrafi/





















































