Klubi gjerman, Bayern Munich thuhet se ka arritur marrëveshje personale me yllin e Newcaslte United, Anthony Gordon, dhe tani ka mbetur vetëm edhe marrëveshje me klubin anglez.

Në javët e fundit, sulmuesi anësor anglez është lidhur fort me një transferim të mundshëm te Bayerni. Tani, ka një përditësim të rëndësishëm në lidhje me këtë situatë.


Sipas gazetarit britanik Ben Jacobs, Anthony Gordon ka rënë dakord për kushtet personale me Bayern Munich duke i hapur rrugë një transferimi në verë.

Megjithatë, pavarësisht se negociatat midis Bayernit dhe Newcastle kanë filluar, mbetet një hendek i konsiderueshëm midis dy klubeve për shifrën e transferimit.

Sipas Jacobs, Newcastle kërkon 75 milionë funte (rreth 87 milionë euro) ose më shumë për sulmuesin anësor.

Megjithatë, duke pasur parasysh nivelin e lartë të interesit, ka shpresë që çmimi i kërkuar nga klubi do të përmbushet. /Telegrafi/

telegrafi sport app