Bayern 5-0 Plzen, notat e lojtarëve: Mane më i miri në fushë
Ashtu edhe siç pritej, Bayern Munich fitoi lehtësisht ndaj Viktoria Plzen me rezultat 5-0 në kuadër të Grupit C të Ligës së Kampionve.
Golat në këtë takim për vendasit i shënuan Leroy Sane (7', 51'), Serge Gnabry (13′), Sadio Mane (21′) dhe Maxim Choupo-Moting (60').
Më i miri në këtë ndeshje ishte Mane, që shënoi edhe golin e parë me fanellën e ekipit bavarez. Përveç asistimit te goli i katër, Mane ishte thjesht fantastik në fushë.
Me notë të lartë u vlerësuan edhe Sane, Leon Goretzka dhe Manuel Neuer. Kurse, më i dobëti në fushë u vlerësua Jamal Musiala.
Ndërsa te ekipi mysafir Modou N'Diaye u vlerësua lart, ndërsa më poshtë keni notat nga të dy ekipet. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























