LAJMI I FUNDIT:

Baxhaku preton shkëputjen e mendësisë së shtetit partiak

Baxhaku preton shkëputjen e mendësisë së shtetit partiak

Lidhja Demokratike e Kosovës sot në Prizren ka mbajtur Konventën e punës, ku ka prezantuar kandidatin e saj për kryetar të Prizrenit dhe kandidatët për Kuvendin Komuna.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, dr. Hatim Baxhaku, e ka përkrahjen e plotë të LDK-së dhe të gjithë strukturave të saj. Pasi sipas tij, ai është kandidati më i duhur për Prizrenin, pasi këtë e ka dëshmuar si në kohën e luftës, po ashtu edhe me profesionin e tij si mjek.


“Me vjen shumë mirë që neve na vinë informata në Prishtinë, se ai ka përkrahje shumë të madhe të qytetarëve të Prizrenit. Është fjala për një njeri, i cili peshon me vendimet e veta. Për një njeri, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm në profesionin e tij si mjek në Prizren, por edhe në luftë. Është fjala për një njeri të pjekur, një njeri i cili mendon për të gjitha gjeneratat, edhe për fëmijët, edhe për të rinjtë, edhe për gjeneratën e mesme, edhe për të moshuarit”, tha Mustafa.

Kurse kandidati për kryetar të Proizrenit, Hatim Baxhaku pasi prezantoi programin e tij qeverisës, tha se do të bëjnë një shkëputje të një qeveria shkatërrimtare që ka ndodhur gjatë 10 viteve të fundit, duke mos treguar kujdes për qytetarët.

Ai premtoi se do ta shkëputë logjikën e deritashme të punësimit, e cila është dëmshme, sepse siç tha ai, “për t’u punësuar sot domosdo duhet të jesh anëtar apo militant i një partie”, me çka është krijuar mendësia e ndërtimit të shtetit partiak e jo qytetar.

“Shkëputjen nga qeverisja shkatërrimtare, që ka sunduar gati për 10 vite, ku çdo segment i pushtetit është uzurpuar nga përfaqësuesit e parive, deputetët, klanet e familjarëve, duke mos shfaqur fare kujdes për qytetarët. Dua që ta shkëputi praktikën dhe ta largoj logjikën, se për t’u punësuar duhet të jesh doemos anëtar apo militant i një partie, kryesisht nga krerët shtetëror, me çka është zhvilluar mendësia e shtetit partiak e jo qytetar. Do të bëj përpjekje mbinjerëzore për funksionimin dhe zbatimin pa dallim të ligjit”, tha Baxhaku. /KosovaPress/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori