Bayern Munich është gati të paraqesë një ofertë zyrtare për sulmuesin 23-vjeçar të VfB Stuttgart, Nick Woltemade, pas arritjes së marrëveshjes për kushtet personale me lojtarin, sipas raportimeve të Fabrizio Romano.

Brenda klubit bavarez është dhënë drita jeshile për nisjen e negociatave, dhe tani fokusi është te finalizimi i marrëveshjes me Stuttgartin.


Stuttgarti e vlerëson kartonin e Woltemade në 100 milionë euro, ndërsa Bayern është i gatshëm të ofrojë deri në 40 milionë euro, duke e konsideruar këtë si kufirin e tyre financiar për këtë transferim.

Sulmuesi i talentuar, që realizoi 17 gola në 33 ndeshje sezonin e kaluar, ka zgjuar interes të madh në Bundesliga dhe përtej saj, por ai vetë preferon kalimin te Bayern.

Në rast të transferimit, Woltemade pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me kampionët e Gjermanisë.

Stuttgarti po përpiqet ende ta bindë lojtarin të qëndrojë, por vendosmëria e tij për të bërë hapin e radhës në karrierë po e bën të vështirë mbajtjen e tij.

Bisedimet pritet të intensifikohen në ditët në vijim, ndërsa afati kalimtar i 1 korrikut afrohet dhe Bayern synon të përforcojë repartin ofensiv në kuadër të një rindërtimi të plotë të skuadrës. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app