LAJMI I FUNDIT:

Batatina pas barazimit me Trepçën ’89: Gabimet na kushtuan, i kuqi i Eminit na prishi planet taktike

Batatina pas barazimit me Trepçën ’89: Gabimet na kushtuan, i kuqi i Eminit na prishi planet taktike

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur pas barazimit me Trepçën ’89, duke vënë theksin te gabimet që skuadra e tij bëri gjatë kësaj ndeshje, e sidomos dalje me karton të kuq e Benjamin Eminit.

Llapi dhe Trepça ’89 kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen e vlefshme e vlefshme për javën e dytë në ALBI Mall Superliga e Kosovës.

Ky barazim nuk i ka pëlqyer aspak trajneri të vendasve, Batatinës, i cili ka qenë kritik ndaj skuadrës së tij.


Llapi dhe Trepça ’89 ndahen në paqe
Lexo po ashtu Llapi dhe Trepça ’89 ndahen në paqe

“Mendoj se realizuam gol në momentet më të mira, administruam ndeshjen, por nuk shënuam golat nga rastet tjera që i patëm. Duhet të ishim më të vëmendshëm”, ka thënë fillimisht Batatina pas ndeshjes.

“Futbolli nuk përfundon me 1:0. Futbolli nuk përfundon në minutën e 50-të e as në minutën e 60-të. Gabimet na kushtuan. Ishim në vështirësi pas kartonit të kuq të Benjamin Eminit. Pranuam gola që nuk duhej të pranohen”.

Idrizi pas barazimit me Llapin: Mëkat që humbëm dy pikë, por ky është futbolli
Lexo po ashtu Idrizi pas barazimit me Llapin: Mëkat që humbëm dy pikë, por ky është futbolli

“Djemtë dhanë maksimumin. Lojtarët me eksperiencë duhet të jenë më të vëmendshëm para portës. Bëmë më të mirën dhe barazuam me një lojtar më pak. Patëm edhe një mundësi në fund, por kemi mundur edhe të pranonim gol në fund”.

“Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Ishte ndeshje e mirë për tifozët. Dalja e Eminit na prishi planet taktike. Cilësia në Superligë është rritur dhe gabimet e vogla kushtojnë me pikë”, përfundoi trajneri i Llapit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori