Bastoret në Maqedoni: E diela ditë jo pune do të zvogëlojë të ardhurat në buxhet
Asociacioni i Bastoreve Sportive të Maqedonisë (ABSM-Shkup) sot reagon se e diela si ditë jo pune për bastoret do të thotë largim nga puna i 30 për qind të të punësuarve dhe të ardhura të reduktuara në buxhet prejse dje në konferencën për shtyp në Qeveri ishte kumtuar se parashikohet e diela të jetë ditë jo pune për më shumë veprimtari.
ABSM reagon në propozim ndryshimet e ligjit i cili i përfshin edhe bastoret sportive dhe dërgon kërkesë deri te Ministria kompetente dhe Qeveria, bastoret të përjashtohen nga këto ndryshime ligjore. Asociacioni thërret në nenin 83 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese i cili e rregullon punën e bastoreve sportive, ndërsa i cili parashikon: “Bastorja mund të konfirmojë orar pune prej 24 orëve në ditë, çdo ditë, pavarësisht asaj nëse me ligj ose me ndonjë dispozitë tjetër është përcaktuar festa fetare ose shtetërore dhe ndonjë ditë tjetër jo pune”.
Sipas kësaj, ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune me të cilat dita e dielë parashikohet të jetë ditë jo pune nuk mund t’i përfshijnë bastoret sportive. Njëherit theksojnë se as në praktikën botërore nuk ekzistojnë shembuj ku lojërat e fatit kanë kufizime të orarit të punës ose ditëve të punës në javë, që në masë të madhe është determinuar nga specifika e ofertës dhe kërkesës. Nga ABSM potencojnë se nëse dita e dielë mbetet ditë jo pune edhe për bastoret sportive, kjo direkt do ta rrezikojë procesin e punës në të gjithë degën ekonomike dhe do të shkaktojë pasoja negative sociale dhe ekonomike.
“Puna e bastoreve sportive direkt varet nga oferta e ndeshjeve sportive. Pjesa më e madhe e ndeshjeve sportive luhen gjatë fundjavave, gjegjësisht të dielën. Vendosja e ditës së dielë si ditë jo pune do të thotë ta kufizojë dhe në mënyrë drastike ta zvogëlojë plasmanin për lojtarët në bastoret sportive. Plotësisht duhet të përmendet se lojtarët i vizitojnë bastoret sportive në kohën e lirë, gjegjësisht më së shumti gjatë fundjavave dhe të dielën, ndërsa jo derisa janë në punë”.
“Vendimi që e diela të jetë ditë jo pune në bastoret sportive seriozisht do ta rrezikojë punën afariste sepse më shumë se 70 për qind e fitimit realizohet të dielën. Kjo direkt do të ndikojë mbi punën financiare, do të sjellë deri te zvogëlimi drastik i të ardhurave, si dhe zvogëlimi i numrit të të punësuarve”, theksojnë nga ABSM.
Ndryshe, me punën e tyre industria e lojërave të fatit kontribuon me një të katërtën miliard euro në buxhetin e shtetit. Në nivel vjetor, në buxhetet lokale dhe shtetërore të industrisë së lojërave të fatit rrjedhin më shumë 250 milion euro, në bazë të të ardhurave direkte dhe indirekte të TVSH-së, taksat lokale, kontributet dhe tatimet e pagave, marrja me qira e hapësirës afariste. Për pagat e të punësuarve të tyre, kompanitë organizatore të lojërave të fatit ndajnë mbi 30 milion euro.
Të gjithë të punësuarit direkt në të gjithë industrinë e lojërave të fatit, të cilët janë më shumë se 8.000, siç potencohet në kumtesë, mbajnë edhe shtatë vende pune në degë tjera ekonomike, gjegjësisht industria e lojërave të fatit mbështet mbi 54.000 vende pune. Industria kryesisht punëson studentë të cilët paraqesin rreth 15 për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, ndërsa rritet edhe trendi i punësimeve të informacistëve të rinj, matematicientëve, programuesve dhe elektroinxhinierëve, për të cilët kompanitë që operojnë në këtë punë vazhdimisht kanë hapur shpallje për punë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së shpejti do të lirohen
Vdes një 21 vjeçar, ishte aksidentuar mbrëmë në Pestovë të Vushtrrisë
Raportet Trump-Kosovë: Çfarë ishin dhe çka mund të pritet
Vogel pas fitores së Trump: Kam frikë se ideja për shkëmbim territoresh do të rikthehet sërish
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë!
Pamje të frikshme: Momenti kur guri gjigant rrokulliset përskaj veturave në rrugën Podujevë – Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së shpejti do të lirohen
Atilla Kardesh reagon pas daljes nga Big Brother VIP Kosova
"Ta kesh parasysh, është nënë e dy fëmijëve", mesazhi i koduar që Atilla ia la Rezartit për relacionin e tij me Drenushën
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë!
Trumpit i rritet pasuria për një miliard dollarë
Reuters raporton se çfarë pozite mund të marrë Grenell në administratën e Trumpit