Pas alarmimit në media se në Klinikën e Onkologjisë ka dyshime se po bëhen keqpërdorime me ilaçet dhe terapitë e pacientëve, mbrëmjen e kaluar është kryer kontroll nga ana e policisë dhe prokurorisë në këtë klinikë.
“Gjatë ditës së djeshme në bazë të urdhëresës së gjykatës, pas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer kontrolle në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione të tjera në banesa private në Shkup.Në këtë mënyrë janë sekuestruar kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacion tjetër, të cilat do t’i nënshtrohen analizës dhe ekspertizës. Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Ministria e Punëve të Brendshme vazhdojnë të ndërmarrin veprime në procedurë parahetimore, të iniciuar në bazë të pretendimeve në tekste gazetareske të një gazete javore lidhur me punën e Klinikës. Kontrollet bëhen me qëllim sigurimin e provave për të hetuar shenjat e mundshme të një krimi”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251