LAJMI I FUNDIT:

Bastisje në Gjermani, qindra policë kryejnë bastisje në shtëpitë e anëtarëve dhe mbështetësve të Hamasit

Bastisje në Gjermani, qindra policë kryejnë bastisje në shtëpitë e anëtarëve dhe mbështetësve të Hamasit

Qindra pjesëtarë të policisë gjermane kanë kryer bastisje në pronat e militantëve të Hamasit dhe mbështetësve të këtij grupi militant.

Bastisjet janë kryer në orët e para të mëngjesit, pasi një ndalimi zyrtar për çdo aktivitet nga grupi militant Hamas ose mbështetje për atë grup, transmeton Telegrafi.


Qeveria gjermane e zbatoi ndalimin më 2 nëntor dhe shpërndau Samidoun, grupin që qëndron pas festimit në Berlin të sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Nga inteligjenca gjermane vlerësohet se Hamasi ka rreth 450 anëtarë në këtë vend. Aktivitetet e tyre variojnë nga shprehja e simpatisë dhe aktivitetet propagandistike, deri te financimi dhe mbledhja e fondeve për të forcuar organizatën jashtë vendit.

“Ne po vazhdojmë aksionin tonë kundër islamistëve radikalë”, tha ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser.

“Duke ndaluar Hamasin dhe Samidoun në Gjermani, kemi dërguar një sinjal të qartë se nuk do të tolerojmë asnjë lavdërim apo mbështetje të terrorit barbar të Hamasit kundër Izraelit”, shtoi ajo.

“Bastisjet, të cilat u zhvilluan kryesisht në Berlin, kishin për qëllim zbatimin e ndalimeve dhe hetimin e mëtejshëm të grupeve”, u tha nga ministria e Brendshme gjermane në një deklaratë.

Gjithsej 15 prona u kontrolluan në Berlin në Saksoninë e Poshtme, Rhine-Westphalia dhe Schleswig-Holstein. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Botë
Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Azia
Kalo në kategori