LAJMI I FUNDIT:

Basri Sejdiu, ushtrues detyre i drejtorit të SHSKUK-së

Basri Sejdiu, ushtrues detyre i drejtorit të SHSKUK-së

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se ka caktuar Basri Sejdiun, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Basri Sejdiu, deri tani ka shërbyes si ushtrues detyre i shefit të kardiologjisë invazive në QKUK.


Naser Ramadani, kryesues i Bordit Drejtues, tha se Bordi Drejtues shprehë përkrahjen e plotë për  Sejdiun në detyrën e re.

Ndërkaq, edhe Ardian Ferizi, anëtar i Bordit Drejtues nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, u shpreh se  Sejdiu do ta ketë përkrahjen maksimale nga ministri Ismali dhe Ministria e Shëndetësisë në përgjithësi.

“Islam Krasniqi, përfaqësues i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, shprehu përkrahjen e tij,  tërë Federatës sindikale  e punëtorëve sindikalistë për U.d. Drejtorin e ri”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, Basri Sejdiu, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm theksoi se do të vazhdojë  me  punët e mbetura, por me prioritet të lartë do të punojë në zhvillimin e kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë invazive, ku do të krijohen kushte që pacientët të mos dalin jashtë institucioneve  shëndetësore publike, por shërbimin ta marrin brenda institucioneve publike.

“Po ashtu, do të punoj dhe angazhohet për zhvillimin edhe të fushave të tjera brenda institucioneve në varësi të SHSKUK-së”, tha ai. /Telegrafi/