LAJMI I FUNDIT:

Basri Lenjani dënohet me 6 muaj burgim me kusht për mosraportim të pasurisë

Basri Lenjani dënohet me 6 muaj burgim me kusht për mosraportim të pasurisë

Ish-drejtori i Emergjencës në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Lenjani është dënuar me 6 muaj burgim me kusht dh e 500 euro gjobë për mosraportim të pasurisë.

Shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarit Lenjani u bë të hënën nga gjyqtarja Sulltane Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Dënimi me burgim prej 6 muaj, të akuzuarit Lenjani nuk do t’i ekzekutohet nëse nuk kryen vepër penale brenda periudhës verifikuese prej 1 viti.

Basri Lenjani dorëhiqet nga pozita e drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK
Lexo po ashtu Basri Lenjani dorëhiqet nga pozita e drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK

Ndërsa, në rast se i njëjti nuk e paguan dënimin me gjobë, ky dënim do t’i zëvendësohet me dënim më burg, duke llogaritur 20 euro një ditë të kaluar në burg.

I njëjti obligohet të paguajë edhe shpenzimet procedurale, në emër të paushallit gjyqësor dhe fondit për viktimat e krimit të paguajë 30 euro.

Pala e pakënaqur, ndaj këtij vendimi ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së kopjes së këtij aktgjykimi.

Aktakuza e përpiluar në qershor të këtij viti nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e ngarkonte Basri Lenjanin se në cilësinë e zyrtarit të lartë publik nuk e ka deklaruar saktë pasurinë për vitin raportues 1 janar deri me 31 dhjetor 2019, në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Aty thuhet se i njëjti nuk e ka deklaruar biznesin e bashkëshortes së tij, Fatime Lenjani, me emrin “OS Oral Dent”.

Aktakuza për mosraportim të saktë të pasurisë, reagon Lenjani: Ka ndodhur gabim teknik, gjithçka do të dëshmoj në gjykatë
Lexo po ashtu Aktakuza për mosraportim të saktë të pasurisë, reagon Lenjani: Ka ndodhur gabim teknik, gjithçka do të dëshmoj në gjykatë

Gjithnjë sipas aktakuzës, Lenjani po ashtu nuk ka deklaruar edhe të hyrat vjetore në shumën prej 5 mijë e 125 euro e 55 centë, ku 2 mijë e 763 euro e 13 centë i ka pranuar në cilësinë e zyrtarit të lartë publik nga SHSKUK, ndërsa shumën prej 2 mijë e 441 euro e 10 centë i ka pranuar nga Kolegji Privat i Shkencave Mjekësore “Rezonanca” në cilësinë e profesorit të asociuar .

Për këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i dhuratave, i dobisë tjetër material ose i detyrimeve financiare” nga neni 430, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori