LAJMI I FUNDIT:

Bashota premton rregullim të infrastrukturës në zonat rurale

Bashota premton rregullim të infrastrukturës në zonat rurale

Programi i PDK-së, parasheh që zonat rurale të Komunës së Klinës të kenë një tretman të veçante në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar, duke realizuar projekte jetike dhe të nevojshme për jetën e qytetareve.

Kështu ka thënë kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, në tubimet elektorale që ka pasur sonte më anëtare dhe simpatizantë të fshatit Resnikë, Jellovc dhe Dobërdol të Klinës.

Ai tha se Resniku, Jelloci dhe Dobërdoli, kanë vendosur të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Bashota në Jelloc ka premtuar së qysh në vitin e parë të mandatit të tij të ardhshëm do të realizojë projektin e asfaltimit të rrugës dhe kanalizimit të ujërave të zeza. Edhe në Resnikë, Bashota, ka premtuar asfaltim të rrugëve në të gjitha lagjet, ujësjellës dhe kanalizim.

Po ashtu Bashota, në Dobërdol është zotuar në realizimin e projekteve që janë të nevojshme.

“Ne kemi dëshmuar se punojmë për të mirën e qytetarëve të Klinës tash e dhjetë vite, projektet e shumta në këtë komunë i kanë shijuar edhe banorët e këtyre fshatrave. Nuk do të ndalemi me kaq, do të realizojmë edhe projekte tjera duke zgjidhur çdo problem që kanë banorët e Komunës së Klinës”, ka thënë Bashota.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Kalo në kategori