LAJMI I FUNDIT:

Bashkurti: Ahmeti dhe Thaçi, thellësisht të paditur

Bashkurti: Ahmeti dhe Thaçi, thellësisht të paditur

Profesori dhe njohësi i politikës së jashtme Lisen Bashkurti për ‘gazeta telegraf’ ka komentuar politikat e partive shqiptare në Maqedoni, përkatësisht ka komentuar PDSH-në dhe BDI-në dhe krytetarët e këtyre partive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkurti për Ahmetin dhe Thaçin thotë ”Të dy janë të paaftë për të ndryshuar gjendjen politike dhe etnike të bashkëatdhetarëve të tyre. Të dy janë thellësisht të paditur për të prodhuar politika moderne e zhvillimore. Të dy janë tejet kompleksivë ndaj të huajve për të ngritur problemet e shqiptarëve dhe tërësisht të kompromentuar për t’iu kundërvënë maqedonasve në politikat e tyre albanofobike.”


Më tej Bashkurti shkruan edhe për Ali Ahmetin dhe eshtrat e gjetura në oborrin e tij në Kërçovë ”Ja çfare të bën historia dhe politika, nga ish komandant i UÇK-së të katandis në komandant eshtrash që askush deri tani nuk e di se të kujt janë”

Edhe Menduh Thaçin nuk e le pa e ”goditur” duke komentuar deklaratat e tij se i përfaqëson shqiptarët dhe muslimanët në Maqedoni. ”O Menduh, merru me PDSH-në që ta la amanet burri i madh Arbër Xhaferi dhe me shqiptarët që të japin votat pa kurrëfarë dobie dhe lëre muslimanizmin se nuk është kauzë që i shkon për shtati shqiptarëve.” përfundoi Bashkurti./Telegrafi/