ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

A di të tregosh histori përmes videos? Ke sy për detaje, ide kreative dhe dëshirë të krijosh përmbajtje që tërheq vëmendje në platformat digjitale?

Telegrafi po zgjeron ekipin dhe ka hapur konkurs për tri pozita për Video Editor. Kërkojmë persona kreativë, të përkushtuar dhe të gatshëm të bëhen pjesë e një ambienti dinamik pune, ku videoja ka rol të rëndësishëm në krijimin e përmbajtjeve dhe komunikimin me audiencën.


Në këtë pozitë, do të angazhohesh në realizimin dhe montimin e videove për platformat e Telegrafit, nga ideja deri te publikimi. Do të bashkëpunosh me ekipin kreativ në zhvillimin e koncepteve, organizimin e xhirimeve dhe krijimin e përmbajtjeve vizuale, duke u kujdesur që çdo video të jetë cilësore, e qartë dhe në përputhje me standardet editoriale të Telegrafit.

Çfarë po kërkojmë?

Kandidatët duhet të kenë përvojë në realizim dhe montim videosh, njohuri në përdorimin e programeve si CapCut, Adobe Premiere Pro apo mjete të ngjashme, si dhe aftësi për t’i përshtatur videot për rrjete sociale dhe formate të ndryshme digjitale.

Kandidatët duhet të jenë kreativë, të përgjegjshëm dhe të kenë vëmendje ndaj detajeve, si dhe të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë ngushtë me ekipin. Kërkohet njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe, ndërsa njohja e gjuhës angleze apo e një gjuhe tjetër konsiderohet përparësi.

Detajet e konkursit

Lokacioni: Prishtinë
Numri i pozitave: 3
Orari: Orar i plotë
Afati i aplikimit: 20 korrik 2026

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në hr@telegrafi.com, me subjektin “Video Editor”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.