LAJMI I FUNDIT:

Bashkohet me familjen pas 40 vitesh, identifikohet përmes videos që u shpërnda në internet (Video)

Bashkohet me familjen pas 40 vitesh, identifikohet përmes videos që u shpërnda në internet (Video)

Khomdram Gambhir Singh, që ishte ndarë me familje para 40 vitesh, është ribashkuar kur u shpërnda në internet një video, ku ai shfaqet duke kënduar një këngë të famshme nga Bollywoodi.

Familjarët që jetojnë në Manipur të Indisë e kanë mirëpritur ngrohtë 66-vjeçarin, që ishte larguar para 40 vitesh, menjëherë pasi u nda nga gruaja, transmeton Telegrafi.


“Kam provuar shpesh të vij në shtëpi, por nuk kisha aq shumë opsione”, ka thënë Singh, duke refuzuar të tregojë motivet që e bënë të qëndronte larg të afërmve, që nga viti 1978.

Për katër dekada, sa ishte larg, familjarët nuk kishin dëgjuar asgjë për të. Së fundmi, një burrë i thinjur që këndon një këngë të njohur nga Bollywoodi, në një rrugë të Mumbait 3,300 kilometra larg, u shfaq në YouTube.

Disa të afërm e njohën dhe së bashku me familjarët, u nisën për ta gjetur se ku jeton. Nuk iu desh shumë, që të bindet dhe të kthehet në shtëpi, ku po shkojnë ta takojnë edhe njerëzit e panjohur, që dëgjuan historinë mbresëlënëse. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Kalo në kategori