Bashkimi Europian zgjati deri më 15 qershor afatin e mbylljes së kufijve të brendshëm të zonës Shengen pasi vlerëson se gjendja për shkak të shpërthimit të coronavirusit mbetet e paqëndrueshme. Nuk ka ende një njoftim të dytë për kufijtë e jashtëm, ndërsa deri tani është lënë si afat shtatori. Komisioni ka rekomanduar gjithashtu izolim 14 ditor në banesë për qytetarët europianë që riatdhesohen.
Komisioni i BE’së ka rekomanduar mbajtjen mbyllur të kufijve dhe lënien në fuqi të kufizimeve deri më 15 qershor pasi gjendja në vendet anëtare për shkak të shpërthimit të coronavirusit mbetet e paqëndrueshme. Ndalimi i qarkullimit u vendos për herë të parë në mes të marsit dhe deri tani është zgjatur një herë.
Të përjashtuar nga ky rregull janë qytetarët e BE-së dhe të huajt që kanë leje të përhershme qëndrimi në shtetet anëtare si dhe personeli shëndetësor dhe ekspertët e tjerë të nevojshëm për të luftuar pandeminë, të punësuarit në ndërmarrjet e transportit dhe punëtorët sezonalë.
Prej gati dy muajsh kufijtë e Bashkimit Europian janë të mbyllur në shkallë të gjerë.
Ndërsa disa shtete anëtare i kanë zbutur rregullat e tyre kundër përhapjes së virusit, situata në Europë dhe në mbarë botën mbetet e paqëndrueshme, deklaron Komisioni.
“Masat në kufijtë e jashtëm duhet të vazhdojnë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes më tej të sëmundjes përmes udhëtimeve brenda bllokut. Qëllimi kryesor mbetet rivendosja e lirisë së plotë të lëvizjes në zonën Shengen, sapo kjo të jetë e mundur nga situata shëndetësore,” tha Komisionerja e për Punët e Brendshme e BE, Ylva Johansson.
Por komisionerja iu referua vetëm lëvizjes brenda zonës Shengen, ndërsa kufijtë e jashtëm nuk ka asnjë njoftim. Deri tani vetëm drejtuesit e disa kompanive të mëdha ajrore kanë thënë se ato do të hapen në shtator.
Kushdo që hyn në vendet e Bashkimit Europian apo edhe Mbretërinë e Bashkuar duhet të qëndrojë për 14 ditë në karantinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Projekte të reja për zhvillimin e aftësive do të financohen nga Fondi Rajonal i Sfidave në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën