LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi i Deutsche Bank me Commerzbank rrezikon shkurtimin e 30 mijë vendeve të punës

Bashkimi i Deutsche Bank me Commerzbank rrezikon shkurtimin e 30 mijë vendeve të punës
Zyrat e Deutsche Bank me Commerzbank në Frankfurt | Foto: Thomas Lohnes/Getty Images/Guliver

Pas një periudhe të gjatë të bisedimeve joformale dhe spekulimeve, drejtori ekzekutiv i Deutsche Bank, Christian Sewing, më në fund mori dritën e gjelbër që duhej të vazhdonte me negociatat për shkrirjen me rivalin Commerzbank.

Sipas burimeve të Bloomberg, thuhet se ky bashkim rrezikon deri 30 mijë vende pune.


“Ministri i Financave, Olaf Scholz, ra dakord të mos kundërshtojë dhjetëra mijëra shkurtime të vendeve të punës që nevojiten për të bërë një marrëveshje midis dy bankave më të mëdha të Gjermanisë”, u tha Sewing burimeve, përcjell Telegrafi.

Deutsche Bank dhe Commerzbank nisin bisedimet zyrtare për bashkim
Lexo po ashtu Deutsche Bank dhe Commerzbank nisin bisedimet zyrtare për bashkim

Ditë më parë, sindikatat e pnëtorëve në të dy huadhënësit njoftuan kundërshtimin e tyre ndaj një bashkimi që rrezikon të eliminojë 30 mijë pozita pune, që përbën aktualisht një të pestën e fuqisë punëtore.

Ndërsa, ministri Scholz dhe zëvendësi i tij Joerg Kukies kanë nxitur për një shkrirje të dy bankave për të siguruar që ekonomia më e madhe e Evropës të kishte një huadhënës më të qëndrueshëm.

Bisedimet për bashkimin e Deutsche Bank me Commerzbank rrisin aksionet evropiane
Lexo po ashtu Bisedimet për bashkimin e Deutsche Bank me Commerzbank rrisin aksionet evropiane

Ministria gjermane e Financave lëshoi vetëm një deklaratë të shkurtër pas njoftimeve të njëkohshme të bankave të dielën pasdite.

“Ministria e Financave vë në dukje vendimin e tyre dhe se është në kontakt të rregullt me të gjitha palët e përfshira”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/