LAJMI I FUNDIT:

Bashkim Nurboja paraqet programin e Vetëvendosjes në Pejë

Bashkim Nurboja paraqet programin e Vetëvendosjes në Pejë

Kandidati për Kryetar të Pejës nga Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar masat që mendon ti ndërmerr nëse fiton Komunën. Përpos një projekti madhor për Ngrohtoren e Qytetit, Nurboja ka paraqitë edhe 26 masa konkrete për qytetaret e Pejës.

“Duke u bazuar në problemet dhe nevojat e Komunës sonë, bashkë me profesionistët e fushave përkatëse kemi hartuar një program që bazohet në 26 masat konkrete për ndryshimin thelbësor të gjendjes dhe orientimin e Komunës tonë kah zhvillimi” shkruan Nurboja ne faqen e tij ne Facebook.


26 masat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Pejën:

1. Qendra të mjekësisë familjare të rinovuara dhe të funksionalizuara me qasje të lehtë për të gjithë qytetarët.
2. Riparimi dhe funksionalizimi I Ambulancës në Rugovë me kujdestari 24h për banorët dhe turistët.
3. Hapja e 5 çerdheve të reja brenda 3 viteve në 7 shtatori, Rrokaqielli, Zatra, Lugë të Baranit dhe Qyshkë.
4. Përzgjedhja e drejtorëve të shkollave me pjesëmarrjen e komunitetit.
5. Vizita sistematike shëndetësore në shkolla dhe shujta për nxënësit deri në klasën e 5-të.
6. Kabinete, laboratore, kënde leximi dhe kurse me mësim plotësues për çdo shkollë.
7. Pajisja e institucioneve publike dhe shkollave me aparaturë për shuarjen e zjarrit.
8. Ndërtimi i 40 banesave në lagjen “Sahat Kulla” dhe shpërndarja e tyre për familjet e pastreha, rastet sociale dhe kategoritë e dala nga lufta brenda 4 viteve.
9. Banim me kosto të përballueshme për punëtorët e sektorit publik me mundësi pagese pa kamatë.
10. Regjistrimi i bujtinave të turizmit në Rugovë, ndërkombëtarizmi dhe regjistrimi i tyre në platformat turistike botërore (Smart Tourism).
11. Linjë turistike e rregullt Pejë-Rugovë.
12. Ndarja e hapësirës publike për ndërtimin e EtnoParkut në Rugovë.
13. Ndalimi i ndërtimeve pa leje dhe legalizimi i ndërtimeve që nuk janë në konflikt me planin urbanistik.
14. Krijimi i ndërmarrjes publike banesore për mirëmbajtjen e ashensorëve, pastrimin e korridoreve, mirëmbajtjen e sistemit të ndriçimit dhe ngjyrosjen e objekteve.
15. Rikthimi i parkingjeve publike në menaxhim të Komunës dhe organizimi i tyre me çmim të përballueshëm për qytetarët.
16. Çdo lagje dhe fshat në Komunën e Pejës do të ketë rrjet të ndriçimit brenda 4 viteve.
17. Transparencë radikale në prokurim, subvencione, shpenzime komunale, punësim si dhe digjitalizim i shërbimeve komunale (e-Prokurimi, e-Denoncimi, e-Rekrutimi).
18. Rritja e subvencioneve bujqësore për projektet me iniciativa grupore dhe ndarja e pronave bujqësore komunale për shfrytëzim nga bujqit.
19. Mbështetja e bujqve dhe fermerëve nga Drejtoria e Bujqësisë me trajnime dhe konsulencë.
20. Rregullimi i problemit me qentë endacak duke bërë kastrimin dhe aktivizimin e qendrës për mbajtjen e kafshëve.
21. Angazhimi i Komunës për moslejimin e privatizimit të Kinemasë së qytetit.
22. Rritja e hapësirës së bibliotekës së qytetit dhe pasurimi me tekste shkencore.
23. Organizimi i Festivalit të artistëve të rinjë për krijimin e filmave të shkurtër.
24. Largimi i zyrtarëve të subjekteve politike nga menaxhimi i klubeve sportive të qytetit, ndarje e ndershme e subvencioneve dhe organizim i tribunave për sponzorim.
25. Organizim i ligës sportive të shkollave fillore dhe të mesme.
26. Mbështetje për teatrin duke krijuar një kalendar të plotë artistik dhe promovim të shfaqjeve.”

Nurboja është ekonomist dhe profesor universitar me doktoraturë në Ekonomi nga Universiteti i Ljubljanës dhe Master nga Universiteti i Staffordshire në Angli dhe këtë vit do të garoj për kryetar të Pejës nga lëvizja Vetëvendosje!

Në trend

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori