LAJMI I FUNDIT:

Bashkësia Islame merr vendim se si duhet të pastrohen kufomat e të infektuarve me COVID-19

Bashkësia Islame merr vendim se si duhet të pastrohen kufomat e të infektuarve me COVID-19

Bashkësia Islame e Kosovës, ka marrë një vendim lidhur me atë se si duhet vepruar me kufomat e personave të infektuar nga coronavirusi.

BIK ka njoftuar se me rastin e vdekjes së personit si pasojë e infektimit me coronavirus, nëse kufoma përgatitet në morgun e QKUK-së, atëherë ndalohet hapja e arkivolit.


“Në rastin e vdekjes së personit si pasojë e infektimit me coronavirus (konfirmuar nga IKSHPK’ja), nëse kufoma përgatitet, pastrohet dhe mbyllet hermetikisht në morgun e QKUK’së, atëherë ndalohet hapja e arkivolit dhe xhenazja do të varroset pa u pastruar nga autoriteti fetar, ndërsa Namazi i xhenazes do t’i falet pas varrosjes, duke respektuar distancën e duhur sociale në raport Imam-Xhemat”, thuhet në vendimin e BIK-ut, përcjell Telegrafi.

BIK po ashtu thekson se nëse vdes një person i dyshuar me coronavirus, atëherë të vdekurit duhet t’i derdhet vetëm uji nga sipër, pa e prekur me duar trupin e tij.

“Në rastin e vdekjes së personit për të cilin dyshojmë apo frikësohemi se mund të ketë qenë i infektuar me coronavirus, xhenazja do të pastrohet në atë mënyrë që të vdekurit do t’i derdhet vetëm uji sipër, pa e prekur me duar trupin e tij”, thuhet tutje në vendim.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 71 raste me coronavirus, ndërsa të dielën është shënuar edhe viktima e parë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori