LAJMI I FUNDIT:

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale shënoi 46-vjetorin e themelimit

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale shënoi 46-vjetorin e themelimit

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) shënoi 46-vjetorin e funksionimit të saj. Duke folur për sfidat dhe aktivitete që ka zhvilluar kjo organizatë që nga formimi i saj, kryetari Petre Shilegov u shpreh se BNJVL do të vazhdojë të funksionojë në këtë frymë dhe do të ecë nëpër hapa edhe më të fortë dhe sigurtë.

Gjithashtu Shilegov bëri prezantimin e raportit për aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit të kaluar.


Në shënimin e Ditës së Komunave dhe lindjes së BNJVL-së i pranishëm ishte edhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, i cili u shpreh se në praninë e të gjithë kryetarëve të komunave në Ansamblenë e përgjithshme, do të informojë mbi çështjet më të rëndësishme në të cilat punon qeveria dhe ministria që ai drejton.

Kuvendin e përgjithshëm të BNJVL-së e përbëjnë gjithsej 90 delegatë, ndërsa secili delegat ka të drejtë vote. Kryetarët e komunave sipas funksionit janë delegatë të Kuvendit të përgjithshëm, ndërsa kryetarët e këshillave komunalë janë zëvendës të tyre. Delegatët e Kuvendit të përgjithshëm janë edhe nëntë anëtarë nga radhët e anëtarëve të Komiteteve të këshillave.