LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshorti i kancelares Angela Merkel ka një mesazh për gjermanët: Ata që nuk po vaksinohen, nuk po e përcjellin shkencën

Bashkëshorti i kancelares Angela Merkel ka një mesazh për gjermanët: Ata që nuk po vaksinohen, nuk po e përcjellin shkencën

Joachim Sauer, bashkëshorti i kancelares gjermane Angela Merkel, i dha fund sot heshtjes duke “kritikuar” gjermanët që janë skeptikë të vaksinohen kundër coronavirusit.

“Është befasuese që një e treta e popullatës nuk po ndjekin të arriturat shkencore. Ndoshta kjo nga gjumi i thellë në të cilin kanë rënë dhe skepticizmit”, ka thënë hulumtuesi i fizikës kuantike gjatë një interviste dhënë për të përditshmen italiane La Republica, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, pjesën tjetër e përbëjnë personat që e shohin këtë si reaksion ideologjik duke e cilësuar si diktaturë vaksinimin. Sauer shtoi se në këtë grup ka profile të ndryshme, nga akademikë, mjekë e deri te shkencëtarët.

Ndërkaq i pyetur për “refuzimin e të arriturave dhe gjetjeve shkencore”, Sauer vlerësoi se “një qëndrim i tillë sigurisht se gjithmonë ka ekzistuar tek disa persona, por kurrë nuk ka qenë aq i theksuar sikurse tani”.

“Jemi dëshmitarë të suksesit të madh të shkencës”, tha fizikani i cili zakonisht shmang deklaratat dhe qëndrimet publike.

Sipas tij, askush nuk do të guxonte të vente bast se do të prodhohej vaksina kundër COVID-19, në një kohë kaq të shkurtër. Sauer tha se shkenca është shumë e rëndësishme dhe do të ishte mirë që të rinjtë t’i përkushtohen më shumë.

Kujtojmë që në Gjermani përqindja e të vaksinuarve është nën 70 për qind, që është më pak krahasuar me vendet e tjera anëtare të BE-së, siç është Franca ku përqindja e të vaksinuar është 75 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori