LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi pozitë-opozitë për dialogun me Serbinë, s’ka alternativë

Bashkëpunimi pozitë-opozitë për dialogun me Serbinë, s’ka alternativë

Shefi i Grupit Parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, beson se pozita dhe opozita do ta arrijnë një konsensus për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Në intervistën dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se bashkëpunimi i pozitës me opozitën për këtë çështje nuk ka alternativë.


Sherifi ka treguar se Nisma nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje, duke insistuar në arritje të konsensusit. Sipas tij, vetëm krijimi i një ekipi të unitetit mes subjekteve politike do të ishte adekuat përball sfidave që e presin Kosovën në këtë fazë të fundit të dialogut.

Sherifi ka theksuar se faza e konsultimeve mes partive politike ende nuk ka përfunduar, duke shprehur besimin në gjetjen e një formule të përbashkët pozitë-opozitë edhe për platformën dhe formatin e dialogut me Serbinë.