LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi i parë muzikor mes njeriut dhe inteligjencës artificiale: “Roboti kompozitor”! (Video)

Bashkëpunimi i parë muzikor mes njeriut dhe inteligjencës artificiale: “Roboti kompozitor”! (Video)

Muzika e krijuar nga inteligjenca artificiale është realitet dhe dëshmi për këtë është albumi “Hello World” i realizuar në kuadër të projektit “Flow Machines” që në fakt paraqet softuerin më inteligjent muzikor.

Sistemin përdoruesi duhet ta “frymëzojë” duke i ofruar muzika. Inteligjenca artificiale i analizon ato në aspektin e ritmit, melodisë dhe harmonisë dhe, kur “kupton” stilin e kërkuar, nis kompozimin e ri.


Programeri dhe muzikanti François Pachet (drejtor i Spotify) e krahason bashkëpunim njeri-makinë me tandemin më të famshëm në botë të grupit The Beatles.

“Çdo (John) Lennon ka nevojë për një (Paul) McCartney. Kjo është ajo që po synojmë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, producenti Benoit Carre (i njohur me pseudonimin “Skygge”) thekson se “kjo është një formë e re për të krijuar muzikë”. /Telegrafi/