eksperti-banner

Bashkëpunimi ekonomik në mes të Maqedonisë dhe Hungarisë ka shënuar prirje pozitive të vazhdushme, por kjo mund të jetë ende më e suksesshme, përmes investimeve të drejtpërdrejta, projekteve të përbashkëta, shkëmbim informacionesh dhe prezantim të përbashkët në vendet e treta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u tha në konferencën e sotme ku u prezantua sistemi ''Hungarikum'' për bashkimin dhe promovimin e prodhimeve autoktone dhe shërbimeve.


Shkëmbimi tregtar me të dy vendet është rreth 100 milionë euro, ndërkaq kjo shifër është aritur vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti, me mundësi të rritjes së mëtejmje./Telegrafi/