Presidenti i Federatës së boksit të Kosovës, Ramadan Selimi do të vizitojë Federatën e boksit të Italisë, me ç’rast pritet të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi.

“Ju njoftojmë se me ftesën e Federatës Evropiane të boksit (EUBC), Komitetit Olimpik të Italisë dhe Federatën Italiane të boksit nesër me datën 4 tetor për në Itali do të udhëtojë kreu i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi dhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli”, thuhet në një njoftim të Federatës së boksit të Kosovës.


“Takimi me presidentin e boksit evropian z. Francinelli do të jetë me rëndësi për arsye të njoftimit me rrjedhjen e garave në boks, zhvillimin e boksit në Kosovë dhe pjesëmarrjen e boksierëve tanë në gara ndërkombëtare, kampionatet evropiane dhe përgaditjen e boksierëve tanë për kampionatin botëror më 11 tetor në Kazakistan”.

“Dhe presim përkrahje dhe ndihmë nga Federata Evropiane për instruktorët evropian për ligjerata dhe për të licencuar trajnerët, referët, delegatët etj. Poashtu do të nënshkruhet dhe bashkëpunimi i Federatës së Italisë dhe Federates së Kosoves që në të ardhmen të bëhen kampe trajnimi të përbashkëta në mes dy federatave, do t’i behët ftesa Federatës Italiane për pjesëmarrje në Turneun ndërkombetar ‘Adem Jashari’ dhe do të ftohet presidenti i EUBC z. Francinelli si mysafir special i turneut”, thuhet në informatën e Federatës së boksit. /Sporti1/Telegrafi/ 

telegrafi sport app