LAJMI I FUNDIT:

Bashkëluftëtarët kujtojnë Thaçin e Veselin, vendosin flamurin me figurat e tyre te rrethi afër QKUK-së

Bashkëluftëtarët kujtojnë Thaçin e Veselin, vendosin flamurin me figurat e tyre te rrethi afër QKUK-së

Me rastin e festave të nëntorit, pikërisht festës së flamurit kombëtar, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari por edhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa ish-pjesëtarë të UÇK-së, dhe të tjerë të rinj kanë vendosur që sot t’i nderojnë ata të cilët po mbahen në Hagë.

Ata kanë  punuar një flamur me emblemën e UÇK-së si dhe imazhet e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarit Kadri Veseli të cilët së bashku edhe me ish-krerë të tjerë të UÇK-së prej më shumë se një viti po përballen me një proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara.


Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadri Shala, tha se festat e nëntorit janë festa të cilat na bëjnë krenarë dhe duhet të na bëjnë të duam më shumë vendin.

“Sot bashkërisht me disa të rinj nga 28 qytete të Kosovës, kemi planifikuar që ta ngrisim një flamurë në shenjë respekti për çlirimtarët që po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe në shenjë respekti për ditën e flamurit. Të gjithë e dimë që festat e nëntorit na bëjnë të ndihemi krenar dhe të jemi të bashkuar dhe ta respektojmë njëri-tjetrin

Ne kemi punuar një flamurë me emblemën e UÇK-së dhe me krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, u shpreh Shala.

Flamuri me emblemën e UÇK-së dhe imazhet e Thaçit e Veselit është vendosur në rrethin pranë QKUK-së në kryeqytet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori